12:10 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / OSH

Quni: FSK-ja me profesionalizëm ka dëshmuar se mund të realizojë detyrat operacionale

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, e ka quajtur historik vendimin e Kuvendit të Kosovës, që FSK-ja të dërgohen në misione paqeruajtëse se bashku me gardën e Iowas.

Quni në një falim para ushtarëve të FSK-së, ku po qëndron edhe kryeministri Hoti, tha se pasi të marrin ftesën nga SHBA-ja, do t’i bashkohen gardës së Iowas.

“Ne kemi ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore duke bashkërenduar aktivitetet  për të realizuar objektivin tonë”, tha Quni.

Sipas tij, ushtarët e FSK-së me profesionalizmin e tyre kanë dëshmuar që janë të gatshëm të shërbejnë në kontrbim të paqes.

“Ju me rezultatet e jashtëzakonshme keni dëshmuar nivel të lartë të kulturës e dijes ushtarake se dini t’i realizoni detyrat operacionale. Ju me stërvitjet e FSK-së keni bindur aleatët tanë se jeni të denjë për të realizuar punët në mënyrën më të mirë me nderin dhe guximin për t’u përballur me rreziqe”, ka thënë ai.

Ai tha se synimi i FSK-së, është anëtarësimi në NATO.