75 Mall Live Search
11:47 / E Martë, 06 Maj 2025 / A. M.

Quni i rezervuar për letrën e VV-së, “kapet” nga gazetarët pasa selisë së LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, është pyetur sot nga gazetarët lidhur me letrën që Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar LDK-së për bashkëpunim të mundshëm politik.

Quni konfirmoi se ka dijeni për letrën dhe komunikimin e iniciuar nga VV-ja, por nuk dha shumë detaje lidhur me përmbajtjen apo qëndrimin zyrtar të LDK-së.

“Është një çështje që po trajtohet në organet e partisë”, tha shkurt ai, duke shmangur përgjigje të mëtejshme për mediat.

Letra e VV-së, e adresuar ndaj LDK-së, ka ngjallur interesim të madh publik dhe politik, por deri tani, kjo e fundit nuk ka dalë me një deklaratë të qartë për qëndrimin e saj. /Indeksonline/