75 Mall Live Search
20:59 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Quni ironizon me Serbinë: Jo keq në paradë, por të mjerë në betejë!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka komentuar paradën e mbajtur në qytetin e Nishit nga ushtria serbe.

Në një postim në Facebook, Quni ka shkruar se në paradë nuk janë keq, por në betejë po, transmeton Indeksonline.

Në këtë paradë morën pjesë 4000 ushtarë, ndërsa u ekspozuan rreth 300 automjete luftarake, 40 aeroplanë, tanke, dhe artileria e rëndë, duke përfshirë dy helikopterë rusë, të drejtuar nga ekipet ruse.

“Parada e Ushtrisë së Serbisë. Jo keq në paradë, por të mjerë në betejë!”, ka shkruar Quni në Facebook.

Ai këtë postim e ka shoqëruar me disa fotografi ku shihen disa ushtarë serb të kapur peng, me sytë e lidhur me shirita, tanke të ushtrisë serbe të shkatërruara nga UÇK-ja dhe ushtarë të UÇK-së të cilët shihen se si kishin shkatërruar artilerinë serbe.