12:43 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Quni kërkon të nisë shërbimi ushtarak, në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni në mbledhjen e dytë të Qeverisë në krye me Avdullah Hotin ka folur lidhur me shërbimin obligativ ushtarak.

Quni ka deklaruar se janë disa standarde të cilave duhet që të t’u përmbahemi, e se sipas përvojave të disa anëtarëve të NATO’s, ai thotë se shërbimi obilgativ ushtarak ka qenë praktikë dhe përvojë e mirë.

Ai tha se ka përgatitur një shkrim që shpreson të merret në konsideratë.

“Në lidhje me fushën e sigurisë do të ishte mirë që të jetë në konsideratë specifikat për momentin, prania ndërkombëtare ushtarake këtu dhe disa dokumente që ne duhet t’ju referohemi pasi që FSK-ja është në fazën e transicionit që bazohet në planin gjithëpërfshirës. Për një bashkëpunim ndërinstitucional që Kosova të jetë anëtare e NATO-s janë disa standarde që duhet t’u përmbahemi edhe në lidhje me shërbimin obligativ ushtarak, që është pjesë e programit qeverisës pasi që kemi përvoja të mira të disa anëtarëve të NATO-s që e praktikojnë këtë shërbim. Unë e kam përgatitur një shkrim dhe besoj të merret në konsideratë”, ka thënë Quni.