Quni mesazh Vuçiqit: Mos e harroni ferrin e Kosharës

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se Serbia po përgatitet ushtarakisht pasi që një konflikt i ngrirë mund të eskalojë papritur.
Përmes një postimi në Facebook, Quni tha se duam të jetojmë në paqe por nëse lufta është e pashmangshme, ne do të fitojmë.
“Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangëshme, ne si çdo herë do të fitojmë. Mos e harroni ferrin e Koshares”, ka shkruar Quni.