75 Mall Live Search
17:10 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Quni pyet Thaçin pse është frikacak edhe në paqe ashtu siç thotë se ka qenë në luftë

Përplasje mes Presidentit Hashim Thaçi dhe deputetëve nuk kanë pasur të ndalur gjatë mbledhjes së komisionit hetimor për deportimin e shtetasve turq, njofton Indeksonline.

Kësaj radhe, deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka kujtuar Thaçit një mangësi që e ka pasur në luftë duke e pyetur se pse të njëjtën po e ka edhe në paqe.

“Unë e di e se ti Hashim Thaçi ke qenë frikacak në luftë, por nuk e kuptoj pse tani në paqe jeni frikacak”, e pyeti Thaçin, Anton Quni.