75 Mall Live Search
20:58 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

Quni zhvilloi takim lamtumirës për drejtorin e Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s, Michael Oberneyer

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim lamtumirës për drejtorin e Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Michael Oberneyer.

“Të cilin e falenderova për angazhimin që ka rezultuar me krijimin e një besueshmëri të lartë në raportet e FSK-së me NATO-n duke u bërë kështu pjesë e historisë sonë moderne.

Sukseset e Ministrisë dhe FSK-së janë suksese të punës tonë të përbashkët dhe për këtë gjeneralit Oberneyer i dhurova medaljen “Shërbim i shquar”, në shenjë mirënjohje të ndihmës së tij të jashtëzakonshme dhe mbështetjes shembullore për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, shkruan Quni.

Ai thotë se me këtë rast edhe gjenerallejtënant Rrahman Rama në fjalën e tij e falënderoi gjeneralin Obernejer, për të gjithë punën dhe angazhimet e tij, duke theksuar se ai ka qenë shembull i mirë motivimi për të gjithë ne.

“Nga ana e tij gjeneral brigade Mishel Obernejer, u shpreh shumë falënderues për pritjen që ka gjete në Ministri dhe FSK gjatë misionit të tij, si dhe për bashkëpunimin e mirë dhe të shumë anshëm, për ngritjen e FSK-së sipas standardeve të NATO-s”, përfundon Quni./Indeksonline