75 Mall Live Search
21:51 / E Enjte, 27 Janar 2022 / SH F

Qysh raportohen të vdekurit nga COVID-i në Kosovë?

Çdo i hospitalizuar nga COVID-19 raportohet në baza ditore nga SHSKUK.

Njëjtë raportohen edhe ata pacientë të cilët pësojnë nga kjo sëmundje ngjitëse.

Sipas drejtuesit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj vdekjet e natyrës COVID bëhen të ditura konform udhëzimeve, pavarësisht rezultateve.

Derisa të gjitha të dhënat,  klinikat dhe spitalet i përcjellin tek qendra operative.

Nga MSh bëjnë me dije se IKSHPK raportimin e vdekjeve COVID e bën në përputhje të plotë me udhëzuesin e OBSH-së.

Udhëzues ky që saktëson se një vdekje COVID-19 përcaktohet në bazë të konfirmimit të testit si dhe të në ndonjë sëmundje që klinikisht përputhet me virusin, këtu përjashtohen vetëm ato vdekje që nuk kanë asnjë lidhshmëri me sëmundjen COVID-19, sikurse që janë traumat apo aksidentet.