16:08 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Qytetarë të shumtë të pranishëm në varrimin e viktimave të aksidentit në Suharekë (Video/Foto)

Familjarë, miq e qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në Sopijë të Suharekës për t’i dhënë lamtumirën e fundit pesë anëtarëve të familjes Sadikaj të cilët humbën jetën nga një aksident i rëndë që ndodhi të dielën në magjistralen Suharekë-Duhel.

Tashmë të gjithë janë nisur për në varrezat e fshatit. Numër i madh i qytetarëve është vërejtur në këtë varrim të cilin Indeksonline po e përcjell LIVE.

Në mesin e pesë pjesëtarëve të familjes Sadikaj që humbën jetën ishin edhe dy fëmijë./Indeksonline/