75 Mall Live Search
14:15 / E Mërkurë, 07 Korrik 2021 / OSH

Qytetarët ankohen për mungesën e Pfizer, MSH thotë se kjo vaksinë po jipet për dozat e dyta

Qytetarët ditëve të fundit janë ankuar se nuk ka vaksina antiCovid, Pfizer, në qendrat e vaksnimit.

Madje, disa prej tyre janë kthyer në shtëpi pa u vaksinuar kur kuptuan se do të vaksinoheshin me vaksinën AstraZeneca, shkruan IndeksOnline.

Por nga Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për IndeksOnline kanë thënë se Kosova ka doza të mjaftueshme të vaksinave kundër COVID-19 nga dy llojet në dispozicion dhe ato do të administrohen në mënyrë racionale.​

Tutje sqaruan se, qendrat e vaksinimit kanë në përdorim për dozën e parë vaksinën Astra Zeneca, ndërsa Pfizer është duke u administruar tek dozat e dyta, për ata që edhe dozën e parë e kanë marrë të kësaj vaksine.

“Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Kosova është një nga vendet e rralla të rajonit e cila nuk ka pranuar vaksina të pa aprovuara për përdorim nga EMA.

Prandaj, duke qenë që janë siguruar dy lloje të vaksinave, që të dya të aprovuara dhe të përdorura gjerësisht në shumë vende të botës, qytetarët do ta marrin atë vaksinë e cila do të ju ofrohet në qendrat e vaksinimit, të cilat janë furnizuar me vaksina kundër COVID-19.

Qendrat e vaksinimit janë të furnizuara me vaksina kundër COVID-19 dhe ato do ta zbatojnë Planin e vaksinimit kundër COVID-19, ndërkohë që qytetarët inkurajohen të aplikojnë për caktim të termineve për vaksinim përmes platformës eKosova, ku nga sot është hapur mundësia edhe për aplikimin e kategorisë mbi 40 vjeç”, thanë për IndeksOnline nga MSH-ja.