75 Mall Live Search
11:14 / E Premte, 15 Gusht 2025 / S Z

Qytetarët ankohen se gjatë natës s’ka barnatore të hapura, komuna thotë se i kanë pesë në dispozicion

Qytetarët të cilët gjatë natës kanë ndonjë urgjencë dhe u duhen barna, kanë një hall. Ata po përballen me vështirësi për gjetjen e një barnatore të hapur në kryeqytet gjatë natës.

Një qytetare nga Prishtina ka thënë për Indeksonline-n  se i është dashur të bredhte një orë gjatë natës në disa lagje të kryeqytetit dhe se nuk ka mundur të gjente barnatore hapur, për t’i blerë barnat, pasi që e kishte një urgjencë.

“Prej orës 05:20 jemi endur në kryeqytetin tonë, për me gjetë një barnatore hapur, Një orë jemi endur verdallë. Nga qendra në ‘Breg  të Diellit”, ‘Rruga B, Qafa’, ‘Muharrem Fejza}, te Xhamia e Llapit, Vranjevc  e Medrese. Kemi mbetur duke u endur andej e këndej dhe se asnjë barnatore  nuk kishte qenë e hapur. As te spitali mos me qenë asnjë barnatore hapur, për mua s’është aspak në rregull”, thotë ajo.

Ndërkaq drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës Izet Sadiku thotë se gjatë natës në kryeqytet janë të hapura pesë barnatore, të cilat janë në dispozicion për qytetarët.

Por thotë se qytetarët duhet t’i dorëzojnë ankesat në Drejtorinë e Shëndestësisë, në rast se kanë probleme të tilla.

“Ne i kemi prapë pesë barnatore, bile barnatoret afer spitalit po duan të punojnë dhe me gjatë. Pesë barnatore në kryeqytet janë kujdestare. Ne  s’kemi pasur ankesa nga qytetarët për punën e barnatoreve natës. Me herët  kur orari ka qenë deri në orën 9 kemi pasur ankesa,  por tani më se kemi asnjë ankesë, për mungesë të punës së barnatoreve kujdestare”, tha ai./Inderksonine/