75 Mall Live Search
10:43 / E Enjte, 07 Janar 2021 / OSH

Qytetarët ankohen se po presin me orë të tëra te IKSHPK, askush s’po iu përgjigjet

Sot është ditë feste në Kosovë, pasi që janë Krishtlindjen ortodokse. Në ditë të tilla institucionet shtetërore dhe zyrtarët e saj kanë pushim.

Mirëpo një numër i qytetarëve kanë shkuar që në orët e para të mëngjesit për të kryer testin për Covid-19 në IKSHPK, por ende nuk dihet nëse do të mund të realizohen këto teste.

Ata janë ankuar në adresë të IndeksOnlinet, se janë me simptoma të rënda dhe se në shi po u duhet të presin jashtë dhe askush nuk është interesuar apo nuk u ka dhënë ndonjë përgjigje.

“Kemi fiks dy orë që po presim në shi. Shumica jemi me simptoma të rënda. Jemi mërdhi plus të lagur në shi. Nuk ka kush që tregon a po bëhen testet sot a jo, ka pleq të sëmurë”, tha një qytetare për IndeksOnlinen, derisa tregonte dhe fotot e videot e realizuara gjatë pritjes.

IndeksOnline, ka provuar të merrte një përgjigje nga zyrtarë të IKSHPK-së, në lidhje me atë se a do të kryhen testime sot në këtë institucion, por ata nuk u janë përgjigjur thirrjeve tona./IndeksOnline/