75 Mall Live Search
12:55 / E Premte, 11 Prill 2025 / S Z

Qytetarët çohen në këmbë kundër rritjes së çmimit të rrymës, qindra protestues në Prishtinë

Me pankarta në duar “Kur s’të del për bukë, nuk të duhen as dritat”, “Rroga s’na del për të jetuar, ju na e rrisni rrymën”, qindra qytetarë janë mbledhur në Prishtinë, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të rrymës.

Protesta e cila ka filluar në orën 12:00, po mbahet pikërisht në ditën kur pritej  dhe vendimi i ZRRE-së për rritje të çmimit të rrymës prej 15 për qind.

Qytetarët përmes kësaj proteste po shprehin paknaqësinë e tyre,  lidhur me rritjen e çmimit të energjisë, duke e kundërshtuar kështu vendimin eventual për rritje të çmimit nga ZRRE-ja.

Ndryshe nuk kanë munguar reagimet e bizneseve dhe qytetarëve pas paralajmërimit për ngritje të mundshme të çmimit të energjisë./Indeksonline/