Qytetarët e Bregut të Diellit në hall, një lokal po lëshon muzikë me zë tejet të lartë: “S’po mundemi me qëndru në banesë”

Qytetarët e Bregut të Diellit në Prishtinë, që jetojnë afër QKMF-së janë duke pasur problem me një lokal.
Në adresën e Indeksonline, një qytetar është ankuar se një lokal po lëshon muzikë me zë të lartë.
Sipas tij po e kanë problem që të qëndrojnë brenda vendbanimeve të tyre për shkak të zërit të muzikës.
Përkundër ankesave që kanë bërë, banorët po vazhdojnë të përballen me këtë problem./Indeksonline/