Gjilanasit, paguajnë mbi 2 milionë euro tatime

Është mbajtur të premten mbledhja e Bordit të drejtorëve, e cila është udhëhequr nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Në këtë mbledhje është diskutuar për përmbylljen e vitit buxhetor, progresin e investimeve në infrastrukturë, gjendja me pandeminë COVID-19, sikurse edhe përgatitjet për shënimin e festave të 28 Nëntorit, vit që i është kushtuar heroit të shqiptarëve, Abdullah Tahiri”, njofton Zyra për informim e Komunës së Gjilanit.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar qytetarët për lojalitet në pagesën e tatimeve, derisa bëri të ditur se brenda dhjetë muajve të hyrat totale nga tatimet janë 2 milionë e 250 mijë euro, derisa për tatim në pronë janë mbi 1 milion euro.