Qytetarët e këtyre tri komunave nuk i ‘deshën’ shumë zgjedhjet, votuan në përqindje të ulët

Zgjedhjet janë kryer më 14 shkurt dhe tashmë dihen rezultatet e të gjitha partive politike në votat e numëruar duke mos përfshirë ato të diasporës.
Ndonëse në nivel të republikës pjesëmarrja e votuesve në procesin zgjedhor ishte e kënaqshme me 47.08 përqind, janë disa komuna qytetarët e të cilave nuk i ‘deshën’ shumë zgjedhjet duke dal kështu në numër të vogël në votime, shkruan IndeksOnline.
Bëhet fjalë për komunat Dragash, Klinë e Junik.
Derisa në Dragash kanë votuar 31.22 përqind e banorëve të saj, apo 11.909 votues, në komunë e Klinës kanë marrë pjesë në votim 35.86 përqind apo 16.616 votues.
E në komunën e Junikut që përmbyll komunat qytetarët e të cilave votuan më së paku, në zgjedhjet e 14 shkurtit për të votuar dolën 37.37 përqind apo 1.909 votues./IndeksOnline
Ndërsa në komunën e Gjakovës janë gjithsej siç faqes së KQZ-së 42 mijë e 71 votues që kanë marrë pjesë në votim apo 38.76 përqind.


