Qytetarët e Mitrovicës në hall me vozitësit e motorëve që po bëjnë zhurëm, ata s’po respektojnë as semaforin

Qytetarët e Mitrovicës që jetojnë afër Stacionit të Autobusëve janë duke pasur probleme me vozitësit e motorëve.
Në disa video që kanë ardhur në adresën e Indeksonline, shihet se vozitësit e motorëve nuk duan të ia dinë për qetësinë publike dhe bëjnë zhurëm duke mos i lënë qytetarët e qetë.
Po ashtu në një video tjetër shihet se si vozitësit e motorëve hynë në semaforin e kuq dhe shkaktojnë rrezik për protagonistët tjerë në trafik./Indeksonline/