Qytetarët e papërgjegjshëm ndotin ambientin, në Prishtinë!
Të kalosh nga një lagje në Prishtinë e të mos shohësh bërllok është e pamundur.
Këtë herë, në lagjen “Mati 1” është parë një grumbull i madh i mbeturinave, shkruan Indeksonline.
Qytetarët e papërgjegjshëm kanë hedhur mbeturinat në një hapësirë që nuk është paraparë nga Komuna e Prishtinës për hedhje mbeturinash.
Pasi që aty nuk shihet asnjë kontejner, megjithatë aty ka me bollëk qese të mbushura me bërllok.
Indeksonline ka raportuar ditë më parë për gjendje të njëjte në rrugën “UÇK”./Indeksonline/
