Qytetarët e pandërgjegjshëm vazhdojnë ta hedhin bërllokun në rrugë
Skaji i rrugës Gjilan-Prishtinë, saktësisht pjesa në Hajvali është e mbushur me mbeturina.
Qytetarët e pandërgjegjshëm po i hedhin ato nga automjetet duke shëmtuar këtë pjesë të rrugës.

Banorët e kësaj zonë kanë dërguar foto në Indeksonline ku shihet bërlloku skaj rrugës.
Ata kërkojnë nga autoritetet që të pastrojnë këtë pjesë dhe në të njëjtën kohë lusin qytetarët që të mos e hedhin bërllokun nga automjetet./Indeksonline/


