16:11 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Qytetarët e papërgjegjshëm në Suharekë dëmtojnë hapësirat publike

Qytetarë të papërgjegjshëm në Suharekë po përkujdesen që hapësirat publike të rregulluara të dëmtohen.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook ka dënuar këtë akt, transmeton Indeksonline.

Muharremaj në postimin e tij ka treguar se janë kamerat dhe institucionet e sigurisë duhet hulumtuar për ata që i dëmtuan hapësirat publike.

Postimi i plotë i Bali Muharremajt:

Lulet edhe mund të dëmtohen përkohësisht, por jo edhe vullneti ynë i përbashkët me i realizu hapësirat publike të rregulluara dhe të bukura. ??

Po, kamerat në këto hapësira ekzistojnë dhe natyrisht besoj se institucionet e sigurisë duhet të kenë hulumtuar për ata që i dëmtuan.

Bali Muharremaj