75 Mall Live Search
18:48 / E Martë, 13 Prill 2021 / OSH

Qytetarët e papërgjegjshëm i “mbushin” trotuaret me mbeturina në fshatin Shkabaj, në Prishtinë!

Trotuaret e rrugës në fshatin Shkabaj në komunën e Prishtinës janë mbuluar me mbeturina “në fund e krye”.

Në disa pamje që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se disa qytetarë të papërgjegjshëm kanë hedhur mbeturinat në trotuare.

E padyshim që kjo nuk është një gjë për t’u lavdëruar.

Një qytetar është ankuar edhe për mungesën e ndriçimit të rrugës, tash e një vit./IndeksOnline/