Qytetarët e Prishtinë që parkuan veturat në hapësirat e gjelbërta gjobiten me nga 100 euro

Inspektorati i Komunës së Prishtinës sot i ka gjobitur me nga 100 euro qytetarët të cilët kanë parkuar veturat në gjelbërim.
Në njoftimin e Inspektoratit në Facebook bëhet thirrje po ashtu që të mos parkohen veturat në hapërsira të tilla.
“Inspektorët e Inspektorati i Kryeqytetit kanë gjobitur me nga 100 euro qytetarët të cilët kanë parkuar veturën në gjelbërim”.
“Të nderuar qytetarë është i ndaluar rreptësisht parkimi i veturës në gjelbërim, MOS PARKONI, sepse do të gjobiteni bazuar në rregullore”, thuhet në njoftim.