Qytetarët e Prishtinës nga sot mund të aplikojnë në mënyrë elektronike për leje të ndërtimit

Të gjithë qytetarët që do të kenë nevojë për leje të ndërtimit nga sot nuk do të kenë nevojë që të shkojnë fizikisht në Komunën e Prishtinës, por ata mund që të aplikojnë online për të marrë leje.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook.
“Sot lansuam sistemin “Aplikacioni online për leje ndërtimi” si Komuna e parë e në Republikën e Kosovës dhe në rajon e cila digjjitalizon procedurën për leje ndërtimi. Përmes këtij aplikacioni do të mundësohet digjitalizimi i tërë procedurave të aplikimit dhe procesit të trajtimit të kërkesave. Deri më tani procedura e trajtimit të kërkesave ka qenë manuale ku palët kanë aplikuar fizikisht në Drejtorinë e Urbanizmit”, ka shkruar Ahmeti.