16:10 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

Qytetarët e Prizrenit nga tani mund të bëjnë teste serologjike të COVID-19 edhe në QMF 1

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur përmes një postimi në FB se qytetarët e kësaj komune tashmë do të mund të bëjnë teste serologjike për COVID-19, në laboratiorin e QKMF-së  1.

Ku është postimi i plotë:

Qytetarët e komunës së Prizrenit tanimë do të mund të bëjnë teste serologjike për COVID-19, në laboratorin e Qendrës së Mjekësisë Familjare 1. Jam i lumtur që pas përpjekjeve të shumta arritëm që të fillojmë ta ofrojmë këtë shërbim me karakter diagnostifikues, por edhe hulumtues, që tregon nëse personi është apo ka qenë i infektuar me COVID-19.

Për realizimin e këtyre testeve, laboratorin për analiza të gjakut në QMF 1 kemi kthyer në laborator vetëm për analiza për COVID-19, ndërkaq qytetarët mund të paraqiten për realizimin e këtyre testeve duke marrë udhëzimin e mjekëve të shëndetësisë primare.

Shpresojmë që Kosova të mos hyjë në valën e dytë të pandemisë, por nëse ndodh një gjë e tillë, Komuna e Prizrenit tani është gati për t’u përballur me të.