75 Mall Live Search
19:24 / E Shtunë, 04 Shtator 2021 / OSH

Qytetarët e revoltuar i bien borive të veturave, rreth katër kilometra kolona e gjatë e veturave për të hyrë nga Shqipëria në Kosovë

Shumë qytetarë të Kosovës po rikthehen në vendlindje pasi kanë përfunduar pushimet në bregdetin shqiptar.

Indeksonline ka siguruar pamje nga pika kufitare dhe mëson se kolona e veturave është e gjatë rreth 4 kilometra.

Për të hyrë në Kosovë, qytetarëve po u kërkohet testi PCR negativ apo dëshmi se jeni vaksinuar.

Kjo për shkak të masave që i ka vendosur Qeveria e Kosovës e që janë në fuqi deri më datën 13 shtator./Indeksonline/