Qytetarët të rrezikuar nga akulli, bllokohet një rrugë, në Ferizaj

Rruga “Dëshmorët e Kombit”, në Ferizaj është bllokuar, kjo pasi që ajo po konsiderohet e rrezikshme për kalimtarët.
Në një objekt banesor që gjendet në këtë rrugë, është krijuar një masë e madhe e akullit, e cila rrezikon nga momenti në moment të shkëputet dhe të bie, shkruan Indeksonline.
Prandaj, sot u vendosën edhe shenjat e rrezikshmërisë nga institucionet përkatëse.
Ndryshe, edhe zjarrfikësit kanë qenë në vendin e ngjarjes, por që s’kanë arritur të ndërmerrnin asnjë veprim.
Kujtojmë që pikërisht në këtë rrugë, për shkak të këtij rreziku, para dy vjetësh gjeti vdekjen një grua, e cila kishte ardhur për pushim në vendlindje./Indeksonline



