Qytetarët e zjarrfikësit në Gjilan bashkohen për të shpëtuar pëllumbin që mbeti në kabllo elektrike

Shumë herë pjesëtarëve të zjarrfikësve u duhet të ndërhyjnë për të shpëtuar jetën e shumë njerëzve.
Shuarja zjarreve apo sfida të tjera e bëjnë edhe më të vështirë profesionin e tyre.
Por gjatë pasdites së djeshme, zjarrfikësit në Gjilan u përballën me një situatë tjetër.
Bashkë me shumë qytetarë ata u mblodhën tek qendra e qytetit, në afërsi të semaforëve për të shpëtuar një pëllumb, transmeton Indeksonline.
Pëllumbi kishte mbetur i varur në një kabllo elektrike dhe kështu ndërhynë për ta shpëtuar. Padyshim se ky gjest është shumë njerëzorë dhe për t’u vlerësuar./Indeksonline/