12:30 / E Shtunë, 04 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Qytetarët flasin për vendimin e Qeverisë për pagat, të zhgënjyer e dëshpëruar

Vendimi i Qeverisë për ndryshimin e koeficientit të pagave në Kosovë, ka shkaktuar diskutime të shumta në opinionin publik.

IndeksOnline ka intervistuar disa qytetarë në Komunën e Prishtinës, në lidhje me këtë temë.

Disa prej tyre u shprehën të pakënaqur me këtë vendim, por pat edhe të tillë që e përkrahnin këtë vendim.

Një qytetar këtë ndryshim e ka quajtur ‘kurrgjë hiç’, duke e cilësuar si katastrofë pas shtrenjtimit të çmimeve. Më tutje ai ka treguar se me koeficientin e ri, vajzës së tij tani ju ka zbritur rroga për 100 euro.

‘’Nuk është kjo rritje kjo është kurrgjë hiç, me qeto çmime për shembull që kanë shku, qeto shtrenjtime, kjo është mozomakeq. Nuk ka rritje, ai mundet me rrejt opinionin se nuk ka rritje të rrogave. Si mundet me pas rritje të rrogave kur ai e ka zbrit koeficientin në 105 euro?

105 euro, nuk e di as qajo rrogë që e ka pas përpara, thjesht vajza ime tash e ka rrogën hiç ma pak se 100 euro më të vogël më këtë koeficientin e ri. Prandaj çka me te thonë? Çka me vlerësu? A ka diçka për vlerësim? Jo nuk ka, prandaj nuk kom çka me te thonë. Ishalla bin pak në binar e fillojnë me punu mbarë’’ ka thënë Maloku.

Të njëjtin mendim me Malokun e ka edhe një qytetar tjetër. Ibrahim Ibrahimi thotë se ky ndryshim i koeficientit ka qenë vetëm një mashtrim i popullit. Më tutje ai ka treguar se shumica e qytetarëve, punëtoreve janë të pakënaqur me këtë vendim të Qeverisë.

‘’Pagat aq sa kanë premtu nuk kanë qenë, domethënë ka qenë një mashtrim i popullatës. Megjithatë edhe unë jam në atë pjesën ku edhe mu me ka prek, po unë edhe pak kom për te punu. Por shumica janë të pakënaqur, shumica e të gjithë punëtorët’’, ka thënë Ibrahimi.

Për dallim nga ai, Idriz Azemi mendon se koeficienti është një ndryshim shumë i mirë, madje ai e cilëson si të tepërt.

‘’Shumë mirë, bile ja u ka rrit tepër, qytetarët s’mund i ndalon kurrkush me ik, e drejta e tyne është kushdo me shku ku don, edhe 10 mijë me ja bo, ka qejf me jetu jashtë, shkon e jeton jashtë aj për pare spo ikin’’, deklaroi Azemi për IndeksOnline.

Më poshtë mund të ndiqni intervistat e plota: