75 Mall Live Search
18:30 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Qytetarët hudhin mbeturina para stadiumit “Fadil Vokrri”, Ahmeti paralajmëron vendosjen e kamerave

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e tij në” facebook”, ka shpërndarë disa foto ku shihen mbeturina pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Ahmeti është shprehur se dukuritë e tilla duhet të ndalen, derisa ka paralajmëruar edhe vendosjen e kamerave në këtë pjesë.

Postimi i plotë:

Kjo deponi te stadiumi është pastru disa herë. Edhe sonte ekipet kujdestare të Pastrimit me ndihmë të kompanive tjera po e pastrojnë edhe pse është brenda një prone private. Pas lojës me Anglinë do ti vendosim edhe kamerat në këtë pjesë për të parandaluar në të ardhmen hedhjen e mbetjeve ndërtimore.

Tash vec edhe fitorja sonte dhe loja vendimtare të dielen do ta bëj Prishtinën qendër të tifozerisë e atdhedashurisë.

#kosova #fitore 2:0

Image may contain: night, sky and outdoor
Image may contain: night, sky and outdoor