75 Mall Live Search
13:25 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / OSH

Qytetarët i përgjigjen Qeverisë: Përgatiten të luftojnë me koktej molotovi

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u ka bërë thirrje qytetarëve ukrainas që t’i rezistojnë armikut rus dhe ta neutralizojnë atë.

Përmes një postimi në Tëitter, kjo ministri i paralajmëroi qytetarët se forcat e armikut ndodhen në Obolon dhe kërkoi që ata t’i ofrojnë informacione rreth lëvizjes së pajisjeve ushtarake.

I menjëhershëm ishte reagimi i qytetarëve ku u mobilizuan për të përgatitur koktej molotovi.

Në fotografitë që janë shpërndarë në rrjete sociale vërehet se këshillat e ministrisë janë marrë për bazë./IndeksOnline/