Qytetarët i vënë flakën barishteve afër rrugës Pejë-Klinë, rrezikohet qarkullimi i automjeteve
Tymi dhe flakët kanë penguar vozitësit në Leshan, përkatësisht rrugën Pejë-Klinë.
Siç shihet në këto pamje të dërguara nga një lexues i Indeksonline, persona të panjohur i kanë vënë flakën barishteve afër rrugës.
Dëshmitari thotë se tymi i ka penguar ata në vozitje për shkak të zjarrit.

Edhe në Drenas dje ishte një rast i tillë ku një person pa dashje kishte djegur mbeturinat e pastaj flakët kishin përfshirë dy hektarë tokë./Indeksonline/