75 Mall Live Search
11:22 / E Enjte, 05 Qershor 2025 / k.v

Qytetarët kërkojnë përgjegjësi para kuvendit: I votuam të mos zgërdhihen

Avokati Arianit Koci, bashkë me disa qytetarë, ka mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar më shumë transparencë dhe përgjegjësi nga institucionet.

Një qytetar u shpreh me zemërim: “Ne i kemi votuar, por këta luajnë me neve. Ka njerëz që vuajnë për një kafshatë bukë. Kjo derë është edhe e jona – nuk ka dreq që na ndal”.

“Ne i kemi votuar për mos mu zgërdhi ka njerëz që vuajnë për një kafshatë bukë, nuk e meritojnë 26 herë është bërë nuk kemi formuar me luajtur këta njerëz me neve. E ditëm qe është seanca dhe erdhëm për të ngrit zërin nuk po e dimë çka po ndodh çka me bë ne qytetarët e pensionistët. Është turp po më vjen turp prej moshës që jam detyruar të vij tek Kuvendit. Kemi me rrit njerëzit nëse vazhdojnë kështu, kjo derë është edhe jona nuk ka dreq që na ndal”, tha ai.