Qytetarët mblidhen para Klinikës Interne për ta parë nga afër Hashim Thaçin (Pamje)

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur mëngjesin e sotëm në Kosovë për të vizituar babain e tij, i cili prej kohësh është i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Aktualisht, Thaçi ndodhet në Klinikën Interne të QKUK-së, ku po trajtohet babai i tij.
Lajmi për praninë e tij ka bërë që shumë qytetarë të mblidhen para klinikës, me dëshirën për ta parë ose takuar atë.
Një prej qytetarëve të pranishëm ka deklaruar se do të presë derisa Thaçi të dalë, duke e cilësuar atë si një figurë të rëndësishme, si në kohën e luftës ashtu edhe në politikë.
Situata në QKUK po zhvillohet në prani të një numri të madh qytetarësh, të cilët po ndjekin nga afër vizitën e Thaçit te babai i tij./IndeksOnline/
