75 Mall Live Search
13:47 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Qytetarët mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit furrtarit që humbi jetën në aksident

Qytetarë të shumtë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit furrëtarit, Qerim Çoçaj i cili vdiq dje nga aksidenti që ndodhi në qendër të qytetit të Gjilanit.

Ai sot do të varroset në varrezat e qytetit të Prizrenit, transmeton Indeksonline.

Ekipi i Indeksonline po e përcjell nga afër zhvillimet te furra e familjes Çoçaj, të cilët po presin qytetarë të shumtë për ngushëllime.

Djali i të ndjerit, Leutrimi ka ftuar në varrim edhe familjen e shoferit të kamionit që shkaktoi aksidentin.

Ai në një koment në facebook ka thënë se presin ta ndajnë dhimbjen bashkë.

Derisa, familja e shoferit të kamionit ka deklaruar keqardhje për rastin, duke thënë se ai vetëm po punonte për të mbajtur shtëpinë.

Sic shihet në këto pamje, qytetarët  janë mbledhur që të ndajnë dhimbjen bashkë me familjen.

Ndryshe, si pasojë e aksidentit rreth 20 persona janë lënduar ku disa prej tyre për shkak të gjendjes më të rëndë po marrin shërbime mjekësore në QKUK.

Aksidenti i djeshëm u shkaktua nga kamioni i cili po transportonte ujë, duke goditur veturat e në fund ndalet në një traktor./Indeksonline/