Qytetarët mbushin sheshin “Skenderbeu”, fillon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Qytetarë të shumtë nga të gjitha anët e vendit, janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për t’iu bashkuar marshit qytetar me moton “Drejtësi, jo politikë”.

Protestues të shumtë me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , me thirrjet UÇK-UÇK, e me pankarta në duar “Në emer të popullit liri”, e “Historia nuk mund të rishkruhet”, kanë marshuar sheshin e Prishtinës.
Pjesëmarrësit kanë kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në shesh është vendosur edhe një mbishkrim i madh me moton: “Drejtësi, jo politikë”, i shoqëruar me fotografitë e katër të akuzuarve, të cilët prej më shumë se pesë vitesh po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë./Indeksonline./


