75 Mall Live Search
22:44 / E Diele, 01 Mars 2026 / F.R

Qytetarët në aksion vullnetar për pastrimin e Grykës së Rugovës

Një grup qytetarësh gjatë ditës së sotme kanë ndërmarrë një iniciativë vullnetare për pastrimin e një pjese në Rugovës.

Të organizuar, qytetarët janë angazhuar për largimin e mbeturinave të hedhura në këtë zonë të njohur turistike, shkruan IndesOnline.

Ata kanë hequr sasi të konsiderueshme mbeturinash, duke përfshirë plastikë, qese, shishe dhe materiale të tjera që ndotin natyrën.

Më poshtë mund të shihni pamje nga ky aktivitet.