Qytetarët në Gaza u mbërthyen në zona më të vogla në jug, teksa luftimet janë ndezur
Ushtria izraelite thotë se është avancuar drejt në zemër të Khan Younisit dhe krahu i armatosur i Hamasit thotë se lufta ka qenë e ashpër, raporton BBC.
Forcat izraelite tani kanë arritur në shtëpinë e liderit të Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar, dhe se ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë besohet se janë fshehur në tunele të nëndheshme.
“Është vetëm çështje kohe para se ta marrim atë”, tha mbrëmë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Një zyrtar i lartë i OKB-së ka paralajmëruar se dy muaj pas luftës, “situata në Gaza po bëhet apokaliptike”.
Teksa luftimet zgjerohen, qindra mijëra njerëz janë “shtrydhur” në një zonë më të vogël të jugut, me “përpjekje kuptimplote humanitare” tani pothuajse të pamundura, tha zyrtari.
Në New York, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i kërkoi Këshillit të Sigurimit të vepronte për luftën në Gaza, duke thirrur një fuqi të përdorur rrallë që ka sipas kartës së OKB-së.
Deri më tani, këshilli nuk ka arritur të miratojë asnjë rezolutë që kërkon një armëpushim të plotë.