Qytetarët në hall, paratë e falsifikuara i shtohen tregut

Dy raste të falsifikimit të parave janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Njëri rast ka ndodhur në Prishtinë ku një punonjëse e bankës ka informuar se nga një klient është deponuar një kartëmonedhë prej 50 euro e falsifikuar.
Ndërsa në Prizren një ankues ka informuar se nga disa persona janë pranuar një shumë e parave të falsifikuara.
Në të dy rastet policia ka konfiskuar parët e falsifikuara dhe ka nisur hetimet./IndeksOnline/