Qytetarët në veri mund të bëjnë zgjedhje të mira nëse s’kanë presion nga Beogradi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që më datën 19 maj të mbahen zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit.
E vendimi i tillë, tek liderët serbë u quajt provokim.
Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu thotë se vetëdija e qytetarëve në veri duhet të jetë për integrim në institucionet e Republikës së Kosovës dhe për të legjitimuar komunat.

“Sa i përket daljes apo mos daljes në votim apo jo, ish-kryetarët e komunave kanë paralajmëruar se do të ketë bojkot por është çështje e qytetarëve dhe vetëdijes së tyre. Unë mendoj se vetëdija qytetare e asaj pjese të atyre komunave të territorit të Kosovës do të duhej të ishte vetëdijesuese dhe në nivel të domosdo interaktive për t’u integruar gjithë ajo pjesë e popullsisë në institucione të vendit dhe për të legjitimuar komunat jo me njerëz të tillë përjashtues dhe mos njohës të institucioneve qendrore. Por të tillë të tjerë të vetëdijshëm për domosdo integrimin e të gjitha komunave qoftë me shumicë serbe ose me shumicë shqiptare në sistemin institucional të Kosovës.”, u shprehë ai në një bisedë për Indeksonline.
Tutje, Baraliu u shprehë se KQZ-ja dhe institucionet tjera duhet të punojnë të vetdijësojnë qytetarët për rendësinë e zgjedhjeve.
“Unë mendoj se do të duhej të punoj KQZ-ja tani, më por edhe institucione tjera të kenë hapësirë që të kontaktojnë dhe të bisedojnë dhe të vetdijsojnë qytetarët për rëndësinë e daljes në zgjedhje dhe të dalin të gjitha komunitetet. Pres që do të dalin dhe nuk do të pasojnë qëndrimet ekskluzive dhe ekstreme të atyre katër eksponentëve të cilët kanë dhënë dorëheqje nga kryetarët e atyre komunave.”, ka thënë tutje ai gjatë prononcimit.
Baraliu shpreh besimin e tij se nëse nuk ka presion nga subjektet politike në veri qytetarët do të jenë në gjendje të bëjnë zgjedhjet e duhura.
“Por nëse procesi zhvillohet i pavarur dhe nuk improvizohet siç është improvizuar herën e fundit nga OSBE-ja që e cila në fakt nuk ka qenë në gjendje të përçoj edhe klimën e duhur dhe mesazhin e duhur tek qytetarët por dhe nuk ka pasur kohë dhe nuk e ka funksion, atëherë unë mendoj që vetëdija qytetare duhej të ishte në nivelin e duhur sepse është një gjendje atje reale që qytetarët në rastet kur nuk kanë presionin nga subjektet politike, nuk keqpërdoren ose shantazhohen e nuk shiten e blihen votat për qëllime politike, segmente të caktuara politike siç është Lista Serbe me eksponentë të saj nga Beogradi e këndej. Ata kërkojnë një jetë të qetë dhe të kenë një jetë të organizuar institucionale të realizojnë të drejtat e tyre si të gjithë qytetarët në pjesë tjera të vendit, pa dallim etnie, sepse atje ka disa etni nuk janë vetëm serbët dhe të realizojnë të drejtat në mënyrë institucionale në kuvendet, gjegjësisht në asambletë komunale. Dhe jo të ketë përjashtim, të ketë vakum institucional siç e kemi tani.”, përfundoi tutje ai.
KQZ-ja vetëm se ka filluar punën për zgjedhjet në veri. Ata kanë vendosur që të jenë vetëm pesë ditë fushatë./Indeksonline/