75 Mall Live Search
13:29 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Qytetarët nesër mund t’i vizitojnë stacionet dhe njësitet e policisë

Për nder të  20-të vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan nesër i mirëpret të gjithë qytetarët e interesuar për vizita të stacioneve dhe njësiteve të policisë.

Sipas një njoftimi të shtypit, vizitat  do të nisin nga ora 09:30 -15:00, transmeton Indeksonline.

“Të gjithë qytetarët e rajonit  janë të mirëpritur për vizitat që do t’i realizoni në Policinë e Kosovës, duke ju falënderuar për interesimin tuaj, ju mirëpresim”, thuhet në njoftim./Indeksonline/