Qytetarët njoftojnë për pesë terasa të ndërtuara pa leje, Inspektorati ndalon punimet
Qytetarët e lagjes Dardania kanë njoftuar Inspektoratin e Ndërtimit në komunën e Prishtinës për pesë terasa të ndërtuara ditëve të fundit, pa leje.
Pas njoftimit të marrë në Qendrën e Thirrjeve, tashmë Inspektorati i Ndërtimit ka ndaluar punimet duke vazhduar kështu me procedurë ligjore, deri tek gjoba dhe rrënimi, transmeton Indeksonlne.
Kjo gjë është bërë e ditur nga zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.

Postimi i plotë:
Po pra, qytetarët janë inspektorët më të mirë të qytetit!
Njoftimi nga qytetarët në Qendrën e Thirrjeve (080012233) ka bërë që Inspektorët e Ndërtimit të reagojnë në këtë rast në lagjen Dardania. Pesë terrasa të ndërtuara shpejt ditëve të fundit, pa leje.
Punimet u ndalën. Vazhdojmë me procedurat ligjore, deri tek gjoba dhe rrënimi!