08:04 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Qytetarët “paketohen” në autobus, distanca as që bëhet fjalë

Autobusta neper rrugët e Prishtinës janë të stërmbushur sidomos në oraret kur qytetarët shkojnë ose kthehen nga puna.

Gjatë ditës së sotme është parë një rrëmujë e madhe në një autobus të linjës 7B (Prishtinë-Llukar-Makovc) në kryeqytet.

Indeksonline ka siguruar pamjet ku shihet se autobusi ka qenë i mbushur përtej kapacitetit të tij.

Distanca këtu as që ka qenë fjalë të respektohet.

Kujtojmë se me shtimin e rasteve me koronavirus është kërkuar respektim strikt i rregullave. /IndeksOnline/