Qytetarët po bëjnë homazhe për Cimën, familjarët në lot

Qytetarët kanë filluar të bëjnë homazhe për aktorin tashmë të ndjerë, Rasim Thaçi Cima.
Homazhet janë duke u mbajtur në Teatrin Kombëtar i Kosovës, transmeton Indeksonline.
Familjarët që po presin qytetarët e shumtë, janë parë të pikëlluar.

Rasim Thaçi ndërroi jetë dje. Ndërsa sot Varrimi bëhet në varrezat familjare në fshatin e lindjes – në Vukovc, në ora 13:00./Indeksonline/

