75 Mall Live Search
22:09 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Qytetarët po bien pre e gënjeshtrës se nga e hëna deri të shtunën nuk punohet shkaku i koronavirusit!

Frika nga koronavirusëi është përhapur në gjithë botën. Mundësia për t’u prekur nga ky virus është gjithnjë e më e lartë.

Por për fat të mirë në Kosovë nuk ka ende asnjë rast të infektuar me koronavirus.

Dikush ka zgjedhur që përmes rrjeteve sociale të shpërndajë një informacion të rremë, kinse në sektorin privat dhe atë publik nuk do të punohet nga e hëna deri të shtunën, (përpos shërbimeve emergjente), raporton Indeksonline.

Këtij informacioni i është bashkëngjitur edhe një link, por që në disa rrjete sociale nuk hapet dhe kësisoj qytetarët mund të bien pre e gënjeshtrës.

 Njoftimi i rremë pa ndërhyrje:

Për shkak të rrezikshmërisë nga shpërthimi i virusit Covid-19 (Corona Virus), ISHP (Instituti i Shëndetit Publik) në bashkëpunim me Ministritë përkatëse, njofton të gjithë qytetarët se në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në sektorin publik dhe atë privat nuk punohet nga dita e Hënë 09.03.2020 deri ditën e Shtunë 14.03.2020, përjashtim bëjnë vetëm qendrat e Mjeksisë Emergjente, Shërbimi Policor dhe Shërbimi i Zjarrfikësve.

Më shumë informacione mund të gjeni në linkun:

https://external-preview.redd.it/vxPXEGgL4v8mCGw06IFGsmJNtqWQg-z60xQQ79dHKPY.jpg?auto=webp&s=db7685262e9b352a4888e547f52a244e2ea2cb9f