Qytetarët po e kalojnë këmbë kufirin në Jarinje (Video/foto)

Qytetarët e bllokuar në Jarinje kanë nisur të lëvizin këmbë për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi.
Ekipi i IndeksOnline ndodhet në këtë pikë kufitare dhe po përcjell nga afër zhvillimet që po ndodhin pas nisjes së zbatimit të reciprocitetit në targa nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Qytetarët janë parë duke dalë dhe hyrë këmbë në këtë pikë kufitare [pasi një grup serbësh kanë vendosur kamionë në mes të rrugës në shenjë revolte ndaj zbatimit të reciprocitetit./IndeksOnline/