75 Mall Live Search
18:20 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Qytetarët po thithin helm, ndërkohë në Dragodan ngrohen me qymyr

Momentalisht Prishtina është në top 10 vendet, me ajrin më të ndotur në botë.

Në vendin e parë është Afganistani, pasuar nga Pakistani, ndërsa në vendin e 10-të, kryeqyteti jonë, menjëherë pas Indisë, shkruan Indeksonline.

Ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit, deri më tani, janë identifikuar termocentralet, përdorimi i qymyrit për ngrohje nga amvisëritë dhe automjetet e vjetra.

Madje, pavarësisht alarmit që ky ajër rrezikon vet jetën e qytetarëve, në lagjën Dragodan në kryeqytet, po vazhdon ngrohja në banesa e shtëpi me qymyr.

Kjo shihet edhe përmes një fotografie që ka postuar një qytetar në Facebook.

Ndryshe, Kosova është e para në Evropë për numrin e vdekjeve nga ajri i ndotur./Indeksonline