75 Mall Live Search
13:44 / E Mërkurë, 29 Korrik 2020 / indeksADMonline

Qytetarët që nuk bartin maska, po dënohen nga Policia në Prishtinë

Policia e Kosovës edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar kontrollet në rrugët e sheshet e Prishtinës për respektiminn e masave të vëna nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

E, disa qytetarë para pak minutash janë gjobitur nga Policia për shkak të mos bartjes së maskës në publik.

Në disa fotografi që ka siguruar IndeksOline shihet se qytetarët të cilët nuk kanë pasur maskë në fytyrë iu janë marrë të dhënat dhe janë dënuar nga Policia për mos respektim të rregullave./IndeksOnline/