14:01 / E Enjte, 15 Qershor 2023 / AR

Qytetarët që u arrestuan nga Serbia: Policët na thanë se është politikë shkaku tensioneve në veri

Janë liruar katër qytetarët e Kosovës që u arrestuan në Merdar. Ata tashmë gjenden në Kosovë.

Në prononcim për media, ata thanë se u arrestuan kinse nën dyshimin se kanë dëmtuar kontejnerët.

Tutje, ata deklaruan se policët serb janë çuditur me këtë rast dhe i thanë se kjo është veç politikë për shkak të tensioneve në veri.

“Na jemi kanë duke shku në Gjermani, në kufi si jemi dal andej na kanë ndalu, na kanë marrë dokumentat dhe skemi dit asgjë, veç kanë thanë parkone veturën. Pastaj na kanë shti me ni veturë dhe na kanë qu në Kurshumli. Aty kemi nejt dy ore nuk kemi dit kurgjo. Thanë keni bë një dëm të kontenjerav e për shkak të kësaj jeni të akuzum. U lirum që nuk patën argumente. Përpos dy civilëve që na kanë marrë këtu jo mirë, tjerët na kanë trajtu shumë mirë, janë çudit me këtë rast. Secili polic thojke që kjo është politikë. Përgjithësi mirë. Akuza ka qenë janë disa baraka më poshtë e kinse ato janë dëmtu e të dyshuar keni qenë ju, na dy edhe dy tjerë shoferë të kamionave. Kemi qenë katër. Për shkak të tensionve në veri, policia atje na thanë se kjo është veç politikë. Avokati ka ardh dhe na ka tregu se çka është akuza. Nuk ka pasë rrahje, kurgjo, janë sjell mirë. Vetë policët thojshin që nuk ka akuza. Jemi liru të katër personat”.

Ata apeluan që ta shmangin kalimin në këtë rrugë.

“Nuk preferoj ta kaloj këtë rrugë, ta shmangin edhe mërgimtarët, iu akuzojnë pa bazë. Familjarët i kemi njoftu tinëz”./Indeksonline/