75 Mall Live Search
21:46 / E Shtunë, 29 Mars 2025 / MSH

Qytetarët rrezikohen nga degët e lisit, intervenojnë zjarrfikësit në qendër të Prishtinës

Zjarrfikësve u është dashur të intervenojnë sonte në qendër të Prishtinës, për t”u siguruar për mirëqënien e qytetarëve.

IndeksOnline raporton se një lis që gjendet në rrugën “Garibaldi” është cilësuar si i rrezikshëm për kalimtarët e asaj rruge, pasi degët e tij dyshohet të jenë kalbur dhe po lëkundëshin nga erërat dhe shiu.

Lidhur me këtë gjë janë njoftuar njësitet e zjarrfikësve, të cilët i janë përgjigjur rastit duke u shfaqur në vendin e ngjarjes, për të shmangur aksidentet.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: