Qytetarët shprehen të revoltuar me pritjet e gjata në pikën kufitare të Vërmicës

Kolona të shumta janë shkaktuar në hyrje të Kosovës, saktësisht në pikën kufitare në Vërmicë.
Qytetarë të shumtë të cilët po presin në këtë pikë kufitare janë shprehur të revoltuar me pritjet e gjata për të hyrë në shtetin e Kosovës.
Pritjet e gjata vërehen edhe në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonline, e që padyshim është mjaftë e lodhshme për të gjithë ata që gjenden në këtë pikë kufitare.
Duhet përkujtuar që nga data 14 mars pika kufitare në Vërmicë ka qëndruar e mbyllur si edhe pjesët tjera kufitare të Kosovës, ndërsa ditë më parë u morë vendim që të hapen 6 pika kufitare të Kosovës.
Por jo vetëm kaq. Dje Ministria e Shëndetësisë mori vendim që personat të cilët hyjnë në Kosovë nga Shqipëria të mos vetizolohen./Indeksonline/